Shtëpia 200 vjeçare rrezikon shembjen, qytetarët kërkojnë ndihmë

schedule17:33 - 13 Nëntor, 2021

schedule 17:33 - 13 Nëntor, 2021

Me dhjetëra banesa karakteristike në qytetin e Gjirokastrës por rrënohen nga dita në ditë. Aktualisht jemi shumë pranë zonës muzeale ku ndahet pazari karakteristik me lagjen 11 janari. Banesa e familjes Alimataj është kthyer në rrezik jo vetëm për banorët por edhe për kalimtarët apo turistët e shumtë që i drejtohen zonës muzeale. Kjo banesë është 200 vjeçare po shkon drejt shkatërrimit të saj.

Banorët tregojnë edhe për rastet kur nga konstruksioni i saj janë shembur pjesë të ndërtimit.

“Kur kalojmë ne dhe fëmijët, është frikë se tani në dimër mund të bjerë”.

“Pardje kalova unë ra një gur. Ti jepet zgjidhej se do na bjerë ndonjë gur në kohë”.

“Vajti vite 15-20 vjet që është boshatisur dhe është katandisur kështu”.

Pas interesimit te televizionit Abc, ekipi i specialisteve të drejtorisë së trashëgimisë kulturore në Gjirokastër, kanë monitoruar nga afër gjendje e godinës. Ata kanë bërë me dije se shqetësimi i banorëve është i drejtë dhe do të merren masat mbrojtëse për të evituar ndonjë tragjedi të mundshme.

“ Vaso Polo …….Ka pasur probleme me qëndrueshmërinë e gurëve. Do marri masa që mos rrezikohen banorët”.

Por sipas tij kjo situate vjen edhe si shkak i problematikes mes pronareve te saj,qe ne Gjirokastër raste të ngjashme janë të shumta.

“Kjo banesë kërkon investim të madh se është bërë rrënojë. Edhe pronësia është e paqartë, nuk dimë pronarët se dhe ata mbajnë përgjegjësi për gjendjen e saj”.

Sot kjo godinë ka humbur përfundimisht funksionin e saj dhe bimësia e ka përshkruar atë plotësisht nga të gjitha anët. Gjirokastra veçohet për infrastrukturën e saj unike dhe banesat karakteristike, por për fat të keq shumë prej tyre ndër vite janë rrënuar si pasoje e pamundësisë financiare për ti mirëmbajtur pasi kostoja është tepër e lartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!