Shtëpi e re për çdo vit të kontratës, si Arminia “ia drodhi” sulmuesit Reina

schedule14:13 - 13 Gusht, 2022

schedule 14:13 - 13 Gusht, 2022

Kontratat duhen lexuar mirë dhe fatmirësisht në ditët e sotme futbollistët kanë menaxherë dhe një ekip të tërë pas tyre që kujdesen për këtë pjesë.

Vite më parë ishte ndryshe dhe lojtarët shkonin dhe firmosnin vetë, sikurse bënte Giuseppe Reina. Sulmuesi gjerman vendosi një klauzolë mjaft të çuditshme në kontratën e tij.

Kjo ndodhi kur u transferua tek Arminia Bielefeld në vitin 1996 nga SG Wattenscheid 09. Reina i vuri kusht klubit që për çdo vit të kontratës së tij t’i ndërtonte një shtëpi.

Arminia pranoi dhe shfrytëzoi faktin që në kontratë nuk ishte e përcaktuar se çfarë shtëpie do t’i ndërtohej. Klubi gjerman ia hodhi, duke i dhuruar atij shtëpi lodre (LEGO HOUSE) për çdo sezon.

Tre vite tek Arminia dhe me siguri Reina më pas është kujdesur më shumë për klauzolat. Kuriozitet i madh se çfarë ka bërë më pas me shtëpitë LEGO që mori nga klubi gjerman. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!