Duke nisur nga kjo e hënë e në vazhdim, në ekranin e ABC News, emisioni sportiv “Pressing” do të vijë ndryshe. Një shtëpi e re, një imazh i ri, afër transmetimit qendror sportiv, vjen për publikun mbrëmjen e sotme, natyrisht shoqëruar edhe me një panel të përzgjedhur të ftuarish.
I bashkohet skuadrës së “Pressing” moderatorja Einxhel Shkira, e kështu ajo do të jetë në bashkëmoderimin e këtij emisioni, tashmë e në vijim.
Duke nisur nga sot në këtë studio të re, nisim “Pressing” ndryshe. Kërshëria më e madhe ose kurioziteti, është edhe te kolegia, e cila rikthehet pas një pauze.
Gerti Çarçani: Nuk e di të ka ngacmuar shoqëria apo jo?
Einxhel Shkira: Më kanë komplimentuar, kam marrë mesazhe urimesh më shumë se çdo herë më parë në jetën time. Me sa duket mezi paskan pritur që unë të bëj emision sportiv.
Sidoqoftë Einxhel, pas një pauze, zgjodhi të moderojë një emision sportiv. Ky “feedback” i erdhi nga të gjithë miqtë dhe kolegët rreth saj.
“Sot kemi shumë për të folur, vijmë nga një ndeshje shumë e rëndësishme. Stadium i ri, gjithçka e re, çdo sensacion nga ndeshja e mbrëmshme për të folur sonte”, tha Shkira.
Nga sot e më tej kemi shumë për t’ju thënë…
Prej sot në “Pressing”, një skenografi tërësisht e re, madhështore, që do të përfshijë çdo të hënë e të enjte, një panel të përzgjedhur me debatet e përjavshme të sportit, për futbollin shqiptar dhe jo vetëm.
Kanë mbetur vetëm detajet e fundit të shtëpisë së re me transmetimin sportiv “Pressing”.
Sonte në mbrëmje do të jetë i ftuar Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka së bashku me një panel të zgjedhur, për një panoramë të plotë të gjithçkaje që përfshin futbollin, duke nisur natyrisht me ekipin kombëtar, dhe hapjen e portave të impiantit fantastik kombëtar, Arena Kombëtare ose Air Albania Stadium.
Kështu pra çdo të hënë dhe të premte, në orën 22.00 vjen “Pressing” ndryshe./abcnews.al