“Shtëpi bari” në Peruxhia, dështon plani djallëzor i 26-vjeçarit shqiptar: Çfarë i gjetën Karabinierët

schedule10:25 - 21 Maj, 2022

schedule 10:25 - 21 Maj, 2022

Karabinerët kanë zbuluar një plantacion me kanabis në qytezën e Fanos pranë Peruxhias në Itali. Pas informacioneve të marra ata kanë kapur fillimisht 6.5 kilogram marijuanë të thatë, të gatshme për treg, ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë kanë zbuluar edhe një hapësirë prej 100 metrash katrorë të përshtatur me drita për rritjen e kanabisit.

Mediat italiane bëjnë me dije se hapësira ishte përshtatur mirë nga 26-vjeçari shqiptar me qëllimin që të mos zbulohej prej kontrolleve nga ajri apo rastësore.

“Mbi të ishte mbjelluar bar dhe mund të kullosnin lehtësisht kafshët”, raportojnë mediat italiane.

Duket se shqiptarët po largohen nga Anglia dhe tashmë po gjejnë alternativa të tjera për rritjen e kanabisit në kushte shtëpie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!