Shtëllunga tymi çlirohen prej 3 ditësh në Laç, ish-landfilli “mbytës” për banorët

schedule15:35 - 25 Tetor, 2021

schedule 15:35 - 25 Tetor, 2021

Shtëllunga të mëdha tymi çlirohen prej 3 ditësh në Laç, teksa mbetjet në ish-landfill vijojnë të digjen.

Ish-fusha e mbetjeve në Laç, që ndodhet në kurorën e gjelbër të qytetit, u përfshi nga flakët ditën e shtunë, vetëm një ditë pasi Kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër kryetarët e bashkive për pastrimin e territorit.

Mbetjet nuk depozitohen më në këtë landfill prej një viti e gjysmë, ndërsa flakët kanë përfshirë mbetjet që kanë qenë aty. Tashmë mbetjet urbane depozitohen në landfillin e Bushatit, por nuk ka një shpjegim se pse kurora e gjelbër e qytetit ishte lënë pa pastruar prej 18 muajsh.

Pavarësisht reshjeve të shiut dhe punës së zjarrfikësve e mjeteve të rënda, nuk është bërë ende e mundur shuarja e flakëve. Kjo situate ka sjellë ndotje të madhe në të gjithë zonën e Kurbinit duke “mbytur” banorët me tym.

Nuk është hera e parë që janë djegur, ka ndodhur disa herë, por pasi ra shiu i ka fikur. Në këto mbeturina kemi lindur dhe jemi  rritur, por shyqyr që ra shi dhe u fik zjarri”.

Ne është duke na u ndalur fryma pa pasur ndotjet, këtu nuk merret asnjë masë, këtu nuk vjen era shtet. Personat përgjegjës duhet të vihen përpara ligjit. Janë persona që paguhen nga taksapaguesit që nga zjarrfikësit e deri te bashkia. Është bërë tym shumë sa vetëm me ik që këtu”.

Nga ana e ambientit shumë dëm është bërë. Duhet të ishte vepruar për ta fikur sepse është ndezur përsëri sot. E fiku shiu sepse nuk e fikës këta, është bërë shumë problem për jetën e njerëzve”, thonë ata. /abcnews.al