Shtëllunga e vullkanit në Tonga arriti lartësi rekord

schedule06:29 - 22 Janar, 2022

schedule 06:29 - 22 Janar, 2022

Një tregues i fuqisë së madhe të shpërthimit vullkanik të së shtunës së kaluar në Tonga është lartësia e arritur nga shtëllunga e tij. Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar që ekzaminojnë të dhënat satelitore të motit llogaritën se shtëllunga arriti rreth 55 km mbi sipërfaqen e Tokës.

Kjo është në kufirin e shtresave të stratosferës dhe mesosferës në atmosferë. Doktor Simon Proud nga RAL Space tha se këto ishin “lartësi të padëgjuara” për një shtëllungë vullkanike. Shpërthimi më i fuqishëm në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të erdhi nga mali Pinatubo në vitin 1991 raporton “BBC”.

Shtëllunga e tij mendohet të jetë ngjitur afërsisht 40 km. Megjithatë, është e mundur që satelitët më të saktë të sotëm do të kishin dhënë një lartësi më të madhe për ngjarjen e Filipineve, paralajmëroi Doktor Proud, i cili punon në Qendrën Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar për Vëzhgimin e Tokës.

Për të përcaktuar pozicionin në qiell të shtëllungës nga vullkani Hunga-Tonga Hunga-Ha’apai në Tonga, u përdorën të dhëna nga tre satelitë të motit të Japonisë, SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

/ abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!