Për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e një shtegu malor europian.
Rruga ndërkombëtare E6, një nga shtigjet më të njohura për ecje malore në Europë, do të kalojë për herë të parë edhe në territorin shqiptar, duke hyrë nga Shkodra.Lajmi u konfirmua gjatë një takimi në Elbasan, ku morën pjesë Presidenti i Federatës Europiane të Hiking dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit. Ky zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në promovimin e turizmit malor dhe bukurive natyrore të Shqipërisë, duke sjellë përfitime ekonomike dhe një rritje të numrit të turistëve.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së Shqipërisë në hartën europiane të turizmit malor dhe aventurës.
/ abcnews.al