Shtatzëni në moshë të vonë, shefi i klinikës së fertilitetit te “Hygeia”: Ndihmon ngrirja e vezëve

schedule16:24 - 1 Shtator, 2021

schedule 16:24 - 1 Shtator, 2021

Shumë gra për arsye sociale apo shëndetësore vendosin të shtyjnë në kohë krijimin e familjes.

Ndërsa mundësitë për t’u bërë nënë bien me kalimin e moshës, shefi i Klinikës së Fertilitetit në Spitalin “Hygeia” Stefanos Handakas njëkohësisht specialist për infertilitetin sugjeron ngrirjen e vezëve. Në këtë klinikë procesi kryhet përmes metodës së vitrifikimit.

“Koha më e përshtatshme për ngrirjen e vezëve është në moshë të re, kjo pasi cilësia e vezëve bie me kalimin e kohës dhe ndonjëherë bëhet shkaktar infertiliteti pikërisht për këtë arsye. Më konkretisht, në rast se një grua vendos t’i nënshtrohet një cikli të fertilizimit in vitro në moshën 32-vjecare, shanset për një shtatzëni janë rreth 60% ndërsa në moshën 42 vjeçare këto shanse bien në 15% duke e vështirësuar mjaft këtë proces.”

Prandaj, të gjitha gratë të cilat për arsye se kanë vendosur t’i dedikohen karrierës profesionale, apo për arsye personale si mungesa e një partneri apo të pranisë së problemeve shëndetësore të caktuara, mund të zgjedhin ngrirjen e vezëve për të planifikuar një shtatzëni në një kohë të mëvonshme pa qenë i nevojshëm paraprakisht krijimi i një embrioni“

Procedura nis me ekzaminimet e nevojshme nga një grup mjekësh specialistë. Më pas tregon shefi i Klinikës së Fertilitetit në Spitalin “Hygeia” bëhet mbledhja dhe ngrirja e vezëve

“Pacientet që kanë vendosur t’i nënshtrohen kësaj procedure, mund t’i ruajnë vezët e ngrira dhe për pasojë të konceptojë një shtatzëni me to deri në moshën 55 vjeçare.”

Klinika e Fertilitetit “Hygeia”, ndër të parat klinika që operojnë në Tiranë qysh prej vitit 2012 dhe deri më sot ka njohur arritje dhe suksese të herëpashershme. I tillë është edhe procesi i ngrirjes së vezëve nëpërmjet metodës së vitrifikimit, metodë kjo e cila në rang global u mundësua për herë të parë në vitin 2018.

Vezët e ngrira përdoren për t’ju nënshtruar fertilizimit në momentin që dëshironi të keni një shtatzëni pas konsultatave të mjekut specialist. /abcnews.al/