Aktorja e njohur e telenovelave, Fernanda Castillo është në javët e fundit të shtatzënisë.
Ajo dhe i fejuari i saj, Erik Hayser kanë treguar se kanë gjetur edhe emrin për fëmijën e tyre. Përmes një postim në Instagram, ata kanë zbuluar se djali i tyre do të quhet Liam.
“Ne po të presim Liam”, ka shkruar aktorja, postimi i së cilës ka marrë më shumë se 140 mijë pëlqime në më pak se 5 orë.
Përveç emrit, 38-vjeçarja tashmë ka gati dhomën e foshnjës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë në çdo detaj. l.k/abcnews.al