Shtatzënë për herë të dytë, bashkëshortja e Boris Johnson merr vaksinën anti-COVID

schedule10:48 - 16 Gusht, 2021

schedule 10:48 - 16 Gusht, 2021

Bashkëshortja e kryeministrit britanik, Boris Johnson, e cila do të lindë fëmijën e saj të dytë në dhjetor, tregoi se mori dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

33-vjeçarja tregoi se më herët ishte e shqetësuar për një abort spontan për shkak të vaksinës, por theksoi se të dhënat tregojnë se nuk ka rrezik të shtuar të abortit.

“Gati 200.000 gra shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë marrë vaksinat Pfizer dhe Moderna të rekomanduara gjatë shtatzënisë, pa shqetësime sigurie. Kolegji Mbretëror i Mamive ka thënë se nënat në pritje janë më të rrezikuara nga sëmundjet e rënda nëse infektohen me COVID, kështu që vaksinimi është me të vërtetë mënyra më e mirë për t’u mbajtur juve dhe fëmijën tuaj të sigurt”, u shpreh Carrie.

Kujtojmë se në prill të 2020-s, ajo solli në jetë fëmijën e parë të saj dhe të Boris, një djalë që e pagëzuan me emrin Wilfred.

Carrie dhe Boris Johnson kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni të vogël martesore në katedralen Ëestminster në muajin maj. Johnson ishte dhe kryeministri i parë që u martua gjatë kohës që ishte në detyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!