Numri i rasteve të nënave shtatzëna që pësojnë forma të rëndë të koronavirusit po vjen drejt rritjes. Për fat të keq, të njëjtin fat ka pësuar edhe një 33-vjeçare nga Pogradeci. Siç bëjnë të ditur familjarët e saj, Bardha Xhukellari është në gjendje kritike për jetën pas infektimit me koronavirus.
Xhukellari duhet t’i nënshtrohet një operacion të hershëm, në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Por, sipas familjarëve, duke qenë se gjendja e saj është e rëndë, shpresa e vetme që u ka mbetur është transportimi i saj drejt një spitali në Turqi.
“E ardhur familje nga një fnë kushte të vështira ekonomike ju lutem të sensibilizohemi të gjithë duke kontribuar sadopak për të shpëtuar jetën e saj,” është apeli që bëjnë të afërmit e saj.
Të gjithë ata që duan të kontribuojnë mund të klikojnë KËTU, për të aksesuar llogarinë në “gofundme” ku po mblidhen para për t’i shpëtuar të resë jetën. sb/abcnews.al/