Nga Ervin Leka
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, demokratët duket se vijojnë të tjenë të ndarë. Së fundmi janë zbuluar edhe lëvizjet e dy grupeve, të cilët mësohet se kanë nisur mbledhjet mes tyre.
Gazetari i Abcnews.al, Ervin Leka, mëson se me iniciativë të Lefter Gështenjës, deputetët që mbështesin Enkelejd Alibeajn kanë organizuar një mbledhje ditën e djeshme. Mbledhja ka qenë informale dhe është organizuar në ambientet e kafenesë së një hoteli në kryeqytet. Mësohet se grupi i Alibeajt kanë diskutuar lidhur me aksionet politike që pritet të mbajnë në nisje të sesionit të ri parlamentar.
Nga ana tjetër, mësohet se kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e kryesisë. Burime nga PD, bëjnë të ditur për Abcnews.al, se mbledhja e kryesisë do të mbahet në orën 12:00. Po ashtu edhe në këtë takim pritet të diskutohet mbi aksionin politik opozitar të PD-së, si dhe ngritja e grupeve të punës.
/abcnews.al/