Shtatori i “magjishëm” i “legjionarëve”, Shqipëria “parakalon” 3 përfaqësuese në renditjen e FIFA-s

schedule20:36 - 13 Shtator, 2023

schedule 20:36 - 13 Shtator, 2023

Barazimi fantastik në “Fortuna Arena” të Pragës dhe fitorja historike, në “Air Albania”, ndaj Polonisë përveç se kanë renditur Kombëtaren tonë në vendin e parë të grupit E, kanë rritur gjithashtu dhe pozicionin e “legjionarëve” në renditjen e FIFA-s.

Sipas renditjes së re, të organit më të lartë të futbollit në botë, Shqipëria ka pësuar një rritje prej 3 pozicionesh, duke kaluar nga vendi i 65-të, në vendin e 62-të, duke lënë pas Kombëtare si Bosnje Hercegovina dhe Afrika e Jugut.

Mirëpo, ndryshe nga Kombëtarja jonë rivalët tanë në grupin E kanë pësuar një rënie, me Poloninë që ka humbur plot 6 pozicione duke u renditur e 30-ta mes më të mirave të botës, ndërsa Republika Çeke vijon të renditet e 37-ta.

Përsa i përket Kombëtares së Kosovës, “dardanët” arritën 1 barazim ndaj Zvicrës dhe 1 humbje ndaj Rumanisë, duke zbritur kështu me 2 pozicione në renditjen e tyre në FIFA, e për rrjedhojë duke u vendosur në vendin e 111-të. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!