Shtatori njihet si muaji blu pasi të gjithë i rikthehen rutinës pas pushimeve, ku u relaksuan.
Psikologia Brunilda Labovoti dhe fotomodelja Jona Rizaj kanë diskutuar rreth kësaj teme në studion e ABC-ja e Mëngjesit.
“Në fakt personat duhet ta nisin ditën ndryshe, nuk duhet të ndikohen se ku do shkojnë, po thjesht që po shkojnë diku ku kanë qenë gjithmonë. Të fillojmë me një normalitet ashtu siç ndodh në çdo muaj të vitit, që të jetë diçka që nuk merret me stress”, këshilloi psikologia.
Nga ana tjetër, modelja u shpreh se: “Dua të them që jo çdo gjë tregohet në Intagram. Unë në verë për shembull isha në xhirime dhe në insta kam treguar se jam me pushime. Askush nuk e ka kuptuar. Kjo është arsyeja pse të gjithë pse je gjithmonë me pushime, por jo unë isha në punë”.
Më tej Labovoti shtoi se janë të paktë profesionet që bëjnë ndryshimin dhe nuk i rikthehen rutinës.
“Ne psikologët e menaxhojmë shumë mirë. Megjithatë dëgjoj shpesh mikeshat që thonë se e kanë të vështirë rikthimin në punë”, tha ajo.
Ndërsa Jona shtoi se: “Unë përpara gushtin e kam pas totalisht pushim, këtë gusht unë nuk e kam pas tl mbyllur. Mund të kem pushuar totalisht për disa ditë. Por situata e Covid-19 ka bërë që të jem e angazhuar”.l.k/abcnews.al