“Shtatlarti” serb “zbarkon” në Shkodër, Vllaznia zyrtarizon afrimin e 6-të për këtë merkato vere

schedule16:36 - 18 Qershor, 2023

schedule 16:36 - 18 Qershor, 2023

Pas “eksodit” të largimeve nga “kuqeblutë” e Vllaznisë së Shkodrës, ku ndër ta ishte dhe mesfushori i talentuar, Liridon Latifi, i cili u transferua te “bardheblutë” e Tiranës, klubi shkodran ka nisur punën për rindërtimin e skuadrës dhe ditën e sotme ka prezantuar zyrtarizimin e 6-të për këtë merkato vere.

Me anë të një postimi në profilet zyrtare të klubit, në rrjetet sociale shkodranët kanë njoftuar ardhjen në “Loro Boriçi” të qendërmbrojtësit serb, Milos Stojanvic, nga skuadra e Kastriotit mirëpo ende nuk është bërë me dije se sa do të qëndrojë 27-vjeçari te “kuqeblutë”.

Stojanovic është përforcimi i gjashtë i Vllaznisë, me këta të fundit, që më parë kanë zyrtarizuar trasnsferimet e Ildi Grudës, Eslit Salës, Darko Dodev, Konstantin Cheshmedjiev dhe Redon Dragoshit. /i.m /abcnews.al 

Njoftimi i plotë i klubit: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!