Shtatë vite kontratë dhe rritje rrogë, Liverpool synon të “blindojë” Van Dijk

schedule14:54 - 7 Maj, 2021

schedule 14:54 - 7 Maj, 2021

Virgil Van Dijk është një nga pikat më të forta të Liverpool. Lideri i mbrojtjes qëndron jashtë fushave prej 18 tetorit të vitit të kaluar, si pasojë e një dëmtimi të rëndë që pësoi në derbin ndaj Evertonit.

Një mungesë e madhe për kampionët në fuqi të Anglisë, të cilët e kanë vuajtur shumë një gjë të tillë. Holandezi ka edhe dy vite kontratë me Liverpool, teksa fiton 125 mijë paund në javë.

Drejtuesit e “The Reds” po përgatisin rinovimin me qendërmbrojtësin, që do të përfitojë një rritje të konsiderueshme të rrogës sezonale nga kontrata e re.

Mediat angleze raportojnë se Liverpool është gati të zgjasë bashkëpunimin me 29-vjeçarin edhe për shtatë vite të tjera, teksa rroga javore do të jetë mbi 200 mijë paund. /abcnews.al