Rudina Hajdari ishte e ftuar ditën e sotme në “ABC e Pasdites” ku foli për jetën e saj përtej politikës dhe ekranit. Sihana është një nga dashuritë e saj, e cila është në qendër të familjarëve të saj dhe bashkëshortit.
Ermali e pyet Rudinën nëse ndodh te ketë diskutime se nga ngjan më shumë vajza. Ajo tha se në këtë diskutim qëndron e distancuar duke i lënë të mendojnë dhe të vendosin të tjerët se kujt i ngjan.
Ajo që më së shumti e përkëdhel është zonja Hajdari, e cila dëshiron të kalojë sa më shumë kohë me të. Diskutimi i Rudinës me familjarët është më së shumti kur e përkëdhelin Sihanën duke i dhënë ëmbëlsira.
“Mami dëshiron të kalojë shumë kohë më të, të kaloj pushimet, të dalë në bregdet. E përkëdhel goxha… Sihana ka shumë qejf ëmbëlsirat dhe familjarët e mi e përkëdhelin shumë dhe ia japin, unë nuk dua që t’i konsumojë dhe aq shumë”.
Shpesh herë Rudina është gjendur përpara pyetjeve të ndryshme nga vajza e saj e vogël si “mami përse bërtet në televizor?” apo edhe se e imiton.
“Më pyeste shpesh mami pse bërtet në Parlament. Dhe unë i them se kështu është natyra e punës sepse nuk e kupton e ndonjëherë më thotë “më thuaj të vërtetën”. Ndërkohë, zonja që kujdeset kur unë nuk jam më thotë një ditë “Dëgjo kur ikën ti del aty përpara televizorit dhe të imiton. Merr librat dhe çantën dhe thotë “po iki në punë unë tani””.