Shtanga ka të ardhme/ Trajneri i Tiranës, Sokol Bishanaku, optimist për medalje

schedule12:40 - 3 Maj, 2025

schedule 12:40 - 3 Maj, 2025

Ka qenë sportist i njohur dhe prej më shumë se 20 viteve në trajning.

Sokol Bishanaku është emri me të cilin janë lidhur disa suksese të peshëngritjes shqiptare, që nga Erkand Qerimaj i viteve të fundit, e deri te talenti më i ri, Kristi Ramadani.

Trajneri i skuadrës së peshëngritjes së klubit të Tiranës, protagonist në dy medaljet e bronzit të Ramadanit në Europian, si dhe dy medaljeve të argjendit në Europianin e vitit të kaluar, në intervistën për ABC Neës gjykon se shtanga shqiptare ka disa të rinj që do të zëvendësojnë në të ardhmen Qerimajn apo Caljen.

“Ky është cikli i cdo sportisti por është një union 5-6 sportista të rinj, që shpresojmë që me kalimin e viteve të jenë medalistë”

A ka masivitet në peshëngritje, sepse kjo sjell edhe cilësinë?

“Krahasim me vitet me parë, ka pas më shumë masivitet më parë, por prurje ka. Gjithmonë ka prurje”

Sa i kënaqur është Bishanaku me medaljet e bronzit të Kristi Ramadanit?

“Kristi ka pasur një formë shumë të mirë, por për shkak të dëmtimit, mund të ishim edhe më mirë, por jam I kënaqur, solli medalje, nderoi punën e vet dhe flamurin tonë”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!