Shfrytëzuan për prostitucion një 17-vjeçare, në pranga dy persona në Tiranë

schedule09:08 - 24 Gusht, 2020

schedule 09:08 - 24 Gusht, 2020

Dy persona janë vënë në pranga pasi dyshohet të kenë shfrytëzuar për prostitucion një 17-vjeçare.

Njoftohet se me finalizimin e operacionit “Salvation”, u arrestuan 31-vjeçari G.M, i i dënuar më parë si dhe 27-vjeçarja E.M., banuese në Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë dhe duke e kërcënuar adoleshenten me jetë e shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë.

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Operacioni i koduar “Salvation”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihet në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas shfrytëzonin për prostitucion një shtetase 17-vjeçare, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Salvation”, në kuadër të të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

•E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpëmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!