Këngëtarja e njohur Zina Zdrava thotë se opera ka qenë dëshira e saj. Në intervistën për emisionin “Pas mesnate” me gazetaren Leontina Nikaj, ajo tregoi se në akademi shquhej për një zë puçinian, por shtoi se dëshirën për operan e sheh të realizuar tek e bija, Ulpiana Alija.
“Më ka mbetur shumë merak opera, sepse në akademi shquhesha për zë puçinian. Gjërat nuk u realizuan aty ku doja, por një vazhdimësi shumë e mirë e imja, është vajza. E shoh të realizuar te vajza. Patjetër që jam e lumtur, shpresoj që të ecë dhe atë çka ajo pasion e dëshirë, fati t’i ndërrisë kudo që të jetë.“, u shpreh ajo.
Më tej, ajo tregoi se i ka dhënë edhe mësim të bijës.
“E vështirë nuk është t’i japësh mësim vajzën. Është diçka që të lidh ndjeshmria e brendshme. Kantoja klasike është e vështirë prandaj është shkolla. Më shumë seç e ndjeja unë vajzën time, nuk mund ta ndiente kush. Është provuar edhe nga dikush tjetër, por në një moment arriti të më thotë mami unë s’bëj për këtë punë. I kam thënë se ti vlen, sepse do të isha unë ajo e para që tërhiqu se nuk bën për këtë punë. Por duke parë talentin, zërin dhe mençurinë e saj. Aq më tepër që Ulpiana është rritur me mësimdhënien ime, me mënyrën e të kënduarti sepse kam pasur impostim natyral.”, shtoi këngëtarja./abcnews.al