Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarja triumfon në SHBA në garën e make-up permanent 3 vjet pasi shkeli “tokën e premtuar”

schedule12:21 - 30 Shtator, 2025

schedule 12:21 - 30 Shtator, 2025

Sot, në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ishte e ftuar Mira Myrtaj, një emër që po shkëlqen në fushën e make-up permanent ndërkombëtar. Artisja shqiptare, e cila prej tre vitesh jeton në SHBA, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin e tretë në Kampionatin Amerikan të PMU (Permanent Make-Up) që u zhvillua së fundmi në Philadelphia.

“Ky çmim më rendit mes emrave më të rëndësishëm në këtë fushë,” – u shpreh Mira gjatë intervistës, duke ndarë emocionet dhe surprizën e fitores, pasi kishte marrë pjesë në këtë konkurs fillimisht vetëm për eksperiencë.
Në një garë ku konkurruan profesionistë nga e gjithë Amerika, Mira spikati për punën e saj artistike, edhe pse zgjodhi një modele me ngjyrë, pa pritshmëri të mëdha. “Modelja ishte e vështirë për teknikën që unë zgjodha, por juria e vlerësoi punën time në detaje”, tha ajo.

E shkuar në SHBA si fituese e lotarisë amerikane, Mira la pas një jetë prej mbi 20 vitesh në Greqi ku punonte si mësuese në parashkollor. Sot, ajo është një emër i njohur në industrinë e bukurisë në SHBA, e certifikuar nga Phi Academy dhe American Academy of Micropigmentation.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!