Shqiptarja shpallet stilistja e vitit në Britaninë e Madhe, Rama shfaqet më krenar se kurrë

schedule14:28 - 30 Nëntor, 2021

schedule 14:28 - 30 Nëntor, 2021

Sukseset nuk kanë të ndalur për stilisten shqiptare, Nensi Dojaka. Pas u shpall fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj, ajo ka fituar mbrëmë çmimin tjetër prestigjoz, British Fashion Award. Në këtë mënyrë, Nensi është shpallur stilistja e vitit në Britaninë e Madhe.

Pas këtij lajmin fantastik, ka qenë kryeministri Edi Rama që e ka uruar përmes një foto të publikuar në “Facebook”.

“Pas çmimit prestigjioz të Luis Vuitton për stilistët e rinj Nensi Dojaka, ylli shqiptar i modës, ka fituar mbrëmë çmimin tjetër prestigjoz, British Fashion Award, duke u shpallur stilistja e vitit në Britaninë e Madhe

Urime nga zemra dhe krenar për ty Nensi”, ka shkruar ai krahas fotos.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!