Shqiptarja pre e racizmit, si më ndanë nga i dashuri italian

schedule11:15 - 23 Mars, 2019

schedule 11:15 - 23 Mars, 2019

Ishte vetëm 14 -vjeç kur ajo arriti në Itali dhe vetëm falë amnistisë së parë në vitin 1998, ajo mundi të shkonte në shkollë. Por tani së bashku me Simohamed Kaabour themeloi Shoqatën “Nuovi Profili”, për të cilën ajo është zv/presidente. Alketa Llani, 36 vjeç, ka lindur në Durrës dhe emigroi në Itali me familjen në vitin 1996. Ajo tani është e diplomuar në degën “Komunikimin Ndërkulturor”, është diplomuar për master në Britaninë e Madhe, dhe aktualisht punon në një transportues të rëndësishëm turistik ku merret me tregjet në zhvillim.

Ajo thotë se jeta e saj ka nuk ka qenë e lehtë për të arritur deri këtu, por jep një mesazh kur bëhet fjalë për racizmin:

“Racizmi është një problem i klasës, jo i diversitetit kulturor. Gjëja që njerëzit kanë më shumë frikë nuk është ngjyra e ndryshme e lëkurës, por varfëria. Shkakton kaq shumë urrejtje dhe mesazhi i së kaluarës është se, emigracioni shikohet si fenomen i varfërisë. Dhe mendohet se varfëria mund të jetë ngjitëse. Nëse një afrikan i veshur me kostum dhe kravatë shikohet në një transport publik dhe ai mund të jetë duke folur për biznesin në telefon, askush nuk e sheh atë keq dhe njerëzit qëndrojnë pranë tij. Nëse një afrikan do të ishte i veshur keq, do të kishte një qëndrim shumë ndryshe ndaj tij.

Është diçka që unë e di mirë, sepse edhe unë e kam përjetuar në kurrizin tim. Një ditë babai i një djali me të cilin shoqërohesha për disa vite më tha: “Shiko Alketa, fakti është se nuk je shqiptare. Nëse do ishit bija e Sali Berishës, Kryeministër i Shqipërisë deri në vitin 2013, nuk do e kisha problem.”

Alketa Llani, si shkoi ajo në Itali?

 “Me anije, si të gjithë shqiptarët. Në të vërtetë me motobarkë. Ishte viti 1996. Isha 14 vjeç. Një natë vere për fat. Sepse kur ishim ende në det, trafikantët na hodhën në ujë sepse po afrohej një varkë patrullimi e Rojës Bregdetare. Dhe në ato vite nuk kishte jelekë shpëtimi që mund të përdoreshin për të dalë nga deti”.

Pse pikërisht në Itali, apo ishte vendi më i afërt, në anën tjetër të Adriatikut?

“Babai im punoi si saldator në portin e Durrësit. Ishte një punë e mirë. Pak vite më parë komunizmi kishte rënë. Me tregun e lirë, u hapën shumë biznese. Por e gjithë kjo nuk mjaftonte. Situata ishte shumë e paqëndrueshme. Prindërit e mi nuk shihnin një të ardhme në Shqipëri për mua ose për vëllain tim 8 vjet më të vogël se unë. Ata vendosën të ikin në Itali, ku të gjithë tezet e mia jetonin, të cilët jetojnë edhe sot në Taranto”.

Ju shqiptarët, në mesin e viteve 90-të në Itali, u konsideruan si e keqja më e madhe. Duhet të ketë qenë e vështirë për një adoleshente…

“Shqiptare dhe femër. Ishte shumë e vështirë. Ishte një tronditje pasi kisha lënë vendin dhe miqtë. Në Shqipëri ishim të mirë tek e fundit. Në Itali hoqëm dorë nga identiteti ynë,na u desh të fshehim. Për dy vjet e gjysmë isha një emigrante ilegale. Unë nuk mund të dilja as nga shtëpia. Ne të gjithë jetonim së bashku. Pastaj në vitin 1998, me amnistinë e parë, gjërat filluan të ndryshonin. Së fundi isha në gjendje të shkoja në shkollë”.

Një tjetër tronditje?

“Nga 1.500 studentë ne ishim vetëm dy të huaj. Mësuesit dhe shokët e mi ishin shumë të mirë. Por mjaftonte të flisnim për Shqipërinë dhe të dilnim në lot. Kam pasur një nostalgji të tmerrshme. Nëse në shkollë nuk kishte probleme, në jetën e përditshme nuk ishte kështu. I dashuri im i parë ishte italian. Nëna dhe motra e tij u përpoqën të na pengonin në çdo mënyrë. Ata nuk donin që djali i tyre të binte “aq poshtë”. Historia nuk mbaroi këtu. Për të qëndruar me të unë u zhvendosa në Genova, një qytet që unë e dua. Nëse ai nuk do të kishte qenë në Genova, nuk do të kisha shkuar kurrë. Në Genova u diplomova. Kam marrë një diplomë master edhe në Britani të Madhe ku kam qëndruar për gjashtë muaj. Në vitin 2015 në Romë kam fituar një diplomë master në menaxhimin e Diversitetit. Vlerësimi i diversitetit në botën e punës është gjëja që më intereson të bëj më shumë”.

Dhe nuk do të ktheheni në Shqipëri?

 “Kur erdha, isha 14 vjeç. Një moshë kur fillon të ndërtosh identitetin tënd. Rrënjët e mia janë në Shqipëri. Jam krenar që kam lindur atje, një vend i bukur. E bukur, por ende shumë e prapambetur, edhe nëse situata është përmirësuar në vitet e fundit. Në Shqipëri kthehem rregullisht. Kam ende një shtëpi dhe të afërm. Shumë të huaj, veçanërisht në mesin e brezave të rinj, bëjnë gjithçka për të fshehur origjinën e tyre …

Në universitet ishin djem shqiptarë që pretendonin se ishin grekë. Më kanë bërë të qesh. Sot i kuptoj më shumë. Unë kam përjetuar racizëm në çështjet e dashurisë. Këto janë gjëra që të bëjnë shumë dëm. Ishte e tmerrshme të dëgjoje në ato vite gjërat nga më të këqijat për shqiptarët”.

Sot ajo është një qytetare italiane dhe ka një familje.

“Nënshtetësinë e mora në vitin 2013. Por që nga viti 1996 kam qenë në Itali. Isha në zyrë dhe shpërtheva në lot. Kolegët e mi u tronditën. Sot jam e dashuruar me një italian dhe një djalë dyvjeçar me emrin Ettore Ilir. E ka emrin Ilir sepse shqiptarët e lashtë ishin ilirë. Është edhe emri i babait tim”.

Ajo është gjithashtu pjesë e një shoqate të quajtur “Nuovi Profili”, të cilën e themeloi së bashku me Simohamed Kaabour ku ajo është zv/presidente …

“Profili i ri i referohet identitetit tonë të ri. Ne jemi profilet e reja të botës. Ne sjellim diversitet brenda nesh, në një botë fluide. Në fund çdo person në botë është cigan, duke kërkuar diçka “./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!