Shqiptarja nga Kosova tifoze e ekipit basketboll të NBA prej vitesh

schedule14:36 - 6 Qershor, 2018

schedule 14:36 - 6 Qershor, 2018

Ekipi i basketbollit amerikan Bruklin Nets i ka dhuruar një automjet të tipit Honda, shqiptares nga Kosova Tone Gashi e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ishte regjistruar në këtë konkurs nga djali i saj, si një nga tifozët më besnike të ekipit njujorkez.

Një shqiptare nga Kosova e cila jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ëshët përzgjedhur nag ekipi i basketbollit Bruklin Nets si tifozja më besnike. Me këtë rast ekipi i ka dhuruar asaj një automjet të tipit Honda.  Tone Gashi është shpallur fituese e makinës nga Brooklyn Nets, pasi i biri, Egzoni e kishte nominuar në këtë konkurs, që shpërblen tifozët që përkrahin vazhdimisht ekipin.

Ekipi i basketbollit nga Nju Jork, pjesë e NBA-së, ka zgjedhur një “Honda” ngjyrë blu për Gashin, e cila njihet edhe si gruaja e gazetarit të RTK-së, Sylejman Gashit, i cili ndodhet prej disa vitesh në koma.

“Ky adhurues i ekipit Brooklyn Nets emëroi nënën e tij për të fituar një veturë të re të tipit ‘Honda’ për ta falënderuar për punën që ka bërë për t’ia realizuar ëndrrat”, shkruhet në faqen zyrtare të Instagram të Brooklyn Nets. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!