Shqiptarja humbi jetën tragjikisht në vendin e punës, arrestohet pronari i dyqanit të mishit në Greqi

schedule10:29 - 30 Shtator, 2023

schedule 10:29 - 30 Shtator, 2023

Policia greke ka vënë në pranga pronarin e dyqanit të mishit në Mesolongji, ku vdiq 50 vjeçarja shqiptare. Ajo kishte shkuar për të pastruar makinerinë e mishit por pajisja i kapi flokët duke e copëtuar. Hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes po kryehn nga autoritetet greke.

Sipas mediave greke, 50-vjeçarja punonte si pastruese në disa dyqane të zonës, ndërsa në dyqanin ku ndodhi tragjedia ishte vetëm katër ditë. Vajza e 50 vjeçares, e cila pa me me sy të gjithë ngjarjen e rëndë, u dërgua në gjendje shoku në spital. Shqiptarja jetonte prej dy vitesh në Greqi me dy fëmijët e saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!