Shqiptarja flet për Abcnews.al nga epiqendra e tërmetit: Tmerr, s’dimë ku do kalojmë natën

schedule17:44 - 30 Tetor, 2020

schedule 17:44 - 30 Tetor, 2020

Epiqendra e tërmetit që tronditi ditën e sotme Turqinë dhe Greqinë ishte 13 kilometra në verilindje të ishullit Samos. Një emigrante shqiptare që jeton në këtë ishull grek u rrëfeu për Abcnews.al momentet e vështira që kaluan.

Lexo edhe: Shqiptarja për Abcnews.al nga Izmiri: Po nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat

Ishte e tmerrshme, dolëm me shpejtësi jashtë. Fatmirësisht jemi mirë. Edhe shqiptarët e tjerë që jetojnë në këtë ishull janë mirë dhe nuk kemi informacione se janë lënduar nga shembjet.

Akoma jemi në panik dhe frikë. Nuk e kemi ku do të kalojmë natën, pasi kemi frikë që të qëndrojmë brenda” tha emigrantja shqiptare për Abcnews.al.

Lexo edhe: Studenti shqiptar tregon për Abcnews.al momentet e tmerrit në Izmir

Dëmet më të mëdha nga tërmeti u regjistruan në Izmir të Turqisë. Deri tani raportohet se në Turqi janë regjistruar 6 viktima dhe 321 të lënduar, ndërsa fatkeqësisht bilanci negativ pritet që të rritet në orët në vijim pasi grupet e kërkim shpëtimit vijojnë operacionet në godinat e shembura./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!