Shqiptarja fiton bindshëm në Zvicër, mund italianen në ring: Fitoren ia dedikoi Skënderbeut

schedule10:06 - 10 Maj, 2023

schedule 10:06 - 10 Maj, 2023

Ermira Rexhmati është luftatarja e Muay Thay, e cila fitoi bindshëm në Zvicër. Ajo madje u gjakos në hundë nga kundërshtarja italiane, por mori më shumë vrull për ta sfiduar.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ermira ka treguar të gjitha detajet e asaj ndeshje të vështirë, në të cilën arriti të triumfonte.

Sakaq, ajo zbuloi se këtë fitore ia dedikoi heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut pasi është shumë patriote.

“Para disa muajsh kam bërë ndeshje me shoqen e palestrës së saj dhe humbi ajo. Kjo donte të merrte hakun e shoqes, donte me patjetër që ta fitonte ndeshjen, por nuk ndodhi ashtu. Unë isha stërvitur fortë, isha përgatitur nga profesorat e mi.

Në raundin e parë të dyja hym fortë, jo se donte ajo të më godiste me kokë, por mora një goditje të fortë në hundë dhe çahem. Në ato momente plas gjaku, por në të qindat e sekondave mjekët më mjekuan dhe për fat të mirë për mua, gjaku ndaloi. Në fund të ndeshjes, kundërshtarja mori shumë gabime dhe arbitri i numëroi. Për këtë ndeshje jam stërvitur në shtëpi, sepse unë stërvitem në Shqipëri, por më është mbyllur palestra dhe unë stërvitem vetëm, nga instruksionet që më japin instruksionet që më japin profesorët e mi.

Fitoren ia dedikova heroit tonë kombëtar Skënderbeut sepse unë jam shumë atdhetare. Për mua është krenari që të mbaj portretin e heroit të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe është kënaqësi, gëzimi më i madh që mund të mbaj. Atë ditë më 6 maj, ka qene ditëlindja e Skënderbeut dhe unë ia kam dedikuar Skënderbeut atë ditë, pavarësisht se unë në çdo ndeshje hyj me portretin tonë dhe flamurin kuq e zi”, u shpreh Ermira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!