Shqiptarja bën historinë, dekorohet nga Mbreti Charles me urdhin e perandorisë: Nder për mua

schedule09:03 - 10 Janar, 2023

schedule 09:03 - 10 Janar, 2023

Remzije Zeka Sherifi është gazetarja shqiptare që i ka bërë të gjithë krenarë në Angli. Ajo është vlerësuar nga Mbreti Charles për kontributin e saj ndër vite. Remzija është dekoruar me urdhrin e perandorisë britanike për ndihmën që ka dhënë për emigrantët. Kështu ajo ka bërë edhe historinë, pasi është hera e parë që një shqiptare merr një vlerësim të tillë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, gazetarja ndau emocionet e këtij momenti.

“Kjo dekoratë është privilegj për mua. E ndjej si nder për kombin dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Shpërblimi ose titujt jepen dy herë në vit, me rastin e Mbretëreshës së ndjerë dhe në fillim të vitit të ri. Nominimi është prej njerëzve, prej rrethit, prej institucioneve me të cilat dhe ke bashkëpunuar. Domethënë është një grup qytetarët që të nominojnë, nuk është vetëm një person që e bën nominimin për ju. Me thënë të drejtën nuk e di ende se kush janë ata që më kanë nominuar. Janë një rreth i gjerë që unë njoh dhe nuk e di.

Kam mëse dy vite që është propozuar ajo marrëdhëveshja mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës për t’i dërguar azilkërkuesit porsa të arrijnë në Angli, për t’i dërguar për të aplikuar dhe prirë për procesin e aplikimit në një shtet që nuk gëzon reputacion dhe nuk ka liri të plotë për të drejtat parësore të qytetarëve.

Ky nominim për mua ka qenë dhe dëshmuar se edhe ne jemi Europë, edhe ne kemi kualitet dhe cilësi. Kontribuojmë pavarësisht gravimeve si shtet dhe japim kontributin tonë maksimalisht aty ku jetojmë dhe punojmë. Edhe një herë është nder për të gjithë Shqiptarinë, në momentin që ka arritur lajmi për dekorimin tim”, u shpreh ndër të tjera Remzija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!