Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarit i bllokohet makina në autostradë, i gjenden 14 kg kokainë: Do fitonte 2 milionë euro

schedule10:35 - 24 Prill, 2022

schedule 10:35 - 24 Prill, 2022

Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar me 14 kilogramë kokainë në Itali.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në autostradën e Parmës. Ai qëndronte në Mariano Comense, një zonë në Como, por operonte në zonën e Leço-s. Ndërsa ishte në ndjekje prej kohësh nga autoritetet i riu shqiptar është arrestuar në autostradë pasi në makinë i janë gjetur 11 kilogramë kokainë të ndarë në disa pako.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën edhe 3 kilogramë të tjera kokainë. 30-vjeçari u vu menjëherë në pranga dhe është dërguar në një burg në Parma. Nëse droga do të shitej në treg, hetuesit besojnë se tregtarët do arrinin fitime deri në 2 milionë Euro. Gjithashtu vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës dhe që i përkasin këtij grupi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!