“Vendosni Kosovën në hartë”, është kjo thirrja që shumë personazhe publikë shqiptarë kanë bërë ndaj Apple për të përcaktuar qartë kufijtë e shtetit tjetër shqiptar. Mes shumë artistëve, ka reaguar dhe modelja e njohur Arbenita Ismajli, e cila ripostoi flamurin e Shqipërisë etnike që shpërndau Dua Lipa si një kundërpërgjigje ndaj atyre që ende mendojnë se Kosova është pjesë e territorit serb.
Por, modelja nga Kosova ka reaguar sërish ndaj kësaj çështjeje, teksa shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, krahas së cilës shkruan: “Shqiptarinë mos ma prekni se ju djeg! Nëse e urren kombësinë time, je i lirë të bësh unfollow.”
Kujtojmë që peticioni që ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale ka marrë më shumë se 150 mijë firma. Peticioni nisi pasi në “Apple Maps” vija kufitare mes Kosovës dhe Serbisë paraqitet ndryshe nga ajo që është përdorur për vendet e tjera dhe në të duket sikur Prishtina është pjesë e Serbisë. /abcnews.al/