Shqiptari tenton të mbysë gruan

schedule11:10 - 5 Qershor, 2019

schedule 11:10 - 5 Qershor, 2019

Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia italiane pasi tentoi të mbyste gruan. Sipas mediave ngjarja ka ndodhur të mërkurën e 29 Majit në një qendër strehimi, ku gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publike, jetonte sëbashku me fëmijët prej disa vitesh.

Mësohet se i riu kishte shkuar direkt nga Shqipëria dhe pasi tentoi të vriste gruan u largua me një nga djemtë e tij. Kur autoritetet shkuan në vendin e ngjarjes gjetën gruan, e cila kishte pësuar dëmtime në fytyrë dhe në qafë.

Menjëherë pas kësaj, ata u vunë në kërkim të të riut shqiptar, i cili ishte arratisur sëbashku me një prej fëmijëve. Kapja e 36-vjeçarit u realizua gjysmë ore më vonë, ndërsa fëmija iu bashkua nënës.

Më pas, shqiptari u dërgua në qeli, por ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri, aty ku jeton. Por më parë ai duhet të përgjigjet për veprat penale që rëndojnë ndaj tij, që janë keqtrajtim të familjarëve dhe kryerja e dhunës në prani të minorenëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!