Shqiptari shpallet “Menaxheri i vitit” nga kompania prestigjoze në Manhatan: Ika në SHBA si emigrant me bashkëshorten

schedule08:44 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 08:44 - 21 Dhjetor, 2023

Driton Sinishtja është menaxheri real estate që po korr sukses në SHBA. Ai është vlerësuar me çmimin si “Menaxheri i Vitit”, nga kompania prestigjoze e pronave luksoze në Manhatan.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Driton ka treguar të gjithë rrugëtimin e tij, nga Tuzi në Tiranë ku vazhdoi studimet e larta dhe deri te emigrimi në Neë York. Ai është ndalur dhe te puna e tij, e cila kërkon një impenjim të jashtëzakonshëm.

Unë jam në punë gjithmonë, pa orar, varet në varësi të rasteve, nëse ka diçka serioze, por unë jetoj në rezidencë, kështu që jam gjithmonë në punë.

Unë jam lindur dhe jam rritur në Tuz deri në moshën 17-vjeçe, pastaj kam vazhduar universi në Tiranë. Kam jetuar në Tiranë për 7 vite dhe kam njohur bashkëshorten. Më pas kemi emigruar në Nju Jork. Nuk e kisha menduar asnjëherë që jeta ime do të merrte këtë drejtim, por kur vjen në Nju Jork njeriu është i detyruar të punojë punë të ndryshme dhe të rëndomta.

Në përgjithësi, apartamentet ku jetoj unë dhe punoj, janë apartamente që jepen me qira, pasi shiten me miliona dollarë. Këtu ka shumë njerëz të pasur dhe me kërkesa, të cilat për ne shqiptarët janë të çuditshme”, rrëfeu Dritoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!