Shqiptari rrezikon jetën për t’i shpëtuar policisë…

schedule11:08 - 1 Prill, 2018

schedule 11:08 - 1 Prill, 2018

Për të evituar kontrollin nga policia, një 38-vjeçar shqiptar në Itali ka rrezikuar jetën seriozisht. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, gëlltiti dozën me kokainë, por më pas iu ça në stomak.

Autoritetet kishin rënë në gjurmë të 37-vjeçarit në aeroportin e Padovas të premten, pas disa lëvizjeve të dyshimta të tij. Më pas, shqiptari kishte nisur të largohej dhe në këto momente, sipas policisë, ka gëlltitur lëndën narkotike. Më pas agjentët arritën ta kapin dhe ta ndalojnë 37-vjeçarin.

Me vete, ai kishte 1.760 euro, disa celularë si dhe 8 gramë të tjera kokainë.

Pasi u dërgua në stacionin e policisë, 37-vjeçari kishte filluar të djersitej dhe të ndihej keq, duke kaluar në mbidozë, pasi mbështjellja me kokainë që kishte gëllitur ishte çarë në stomak.

Sipas mediave, ai është dërguar menjëherë në spital. Mjekët bënë të ditur të shtunën se shqiptari gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij, autoritetet sekuestruan edhe një peshore elektronike si dhe pajisje të tjera që shërbenin për paketimin e drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!