Shqiptari që u vra duke ngrënë mëngjes në Brazil, me biznes në Çeki! Çfarë panë dëshmitarët

schedule20:30 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 20:30 - 2 Dhjetor, 2020

Ilir Zelka, shqiptari 47-vjeçar që u ekzekutua mëngjesin e djeshëm teksa po hante mëngjesin në Brazil ka qenë pronar i një biznesi në Çeki. Ai ka hequr dorë si ortak që prej datës 9 Mars por kompania mban ende emrin e tij. Zelka u vra në një bar restorant ku po qëndronte që prej 20 nëntorit.

Autorët e kanë studiuar mirë në lëvizjet e tij pasi në të gjithë këto ditë, viktima kishte ngrënë mëngjesin në të njëjtin vend. Sipas dëshmitarëve, ekzekutori i veshur me bluzë të kuqe u afrua me motor dhe hapi zjarr në drejtim të 47-vjeçarit.

Shqiptari ishte ulur në karrige në momentin që u qëllua. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, 47-vjeçari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të shumta që kishte në trup nga breshëria e plumbave./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!