Shqiptari me yll ‘Michelin’/ Zjamir Begoja mes kryeshefave në Itali. Dashuria me fqinjen pas 20 vitesh

schedule12:31 - 22 Janar, 2024

schedule 12:31 - 22 Janar, 2024

Zjamir Begoja, master shef i gastronomisë, në një rrëfim për ABC e Mëngjesit tregoi si i lindi pasioni dhe rrugëtimin që ndoqi në Itali. Ai tregoi se e gjeti veten në kuzhinë krejt rastësisht.

“Si shumë shqiptarë të tjerë që kanë ikur jashtë Shqipërisë kemi patur shumë vështirësi. Kam filluar punën shumë i vogël dhe nga karakteri pak i keq më futën në kuzhinë për të më zbutur. Kur një njeri bën gabime shkon në kuzhinë. Aty u dashurova me kuzhinën dhe për mua ishte diçka që me qetësonte. Në një dënim gjeta dashurinë e jetës time, që është kuzhina”, tha ai.

Gjatë intervistës ai theksoi se ka studiuar në shkollat më të mira në Itali, madje ka specializim në kuzhinën japoneze.

“Unë gjeta qetësinë që më mungonte jashtë kuzhinës dhe koha kalonte shumë shpejt. Kam studiuar te dy shkollat më të mira në Itali. Jam diplomuar në pastiçeri dhe kam një specializim të kuzhinës japoneze, si sushi etj”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!