Shqiptari lë invalid vogëlushin për tërë jetën

schedule12:40 - 26 Prill, 2019

schedule 12:40 - 26 Prill, 2019

Në Shkurt të vitit 2017 një furgon kishte goditur një veturë, ku për pasojë kishin mbetur të lënduara dy gra dhe një fëmijë. Personi që po ngiste furgonin në autostradën A2 në drejtim të Bernës, ishte një 37 vjeçar shqiptar i Kosovës. Pak pas daljes në Arisdorf ai zhvendoset nga korsia e shpejtë në atë me shpejtësi normale. Në atë moment shoferi kishte shtypur sinjalin për marrje të kthesës dhe ishte duke ecuar me shpejtësi 109 kilometrash në orë kur kishte përplasur makinën tipit Mazda.

Disa pamje nga kamerat e sigurisë tregojnë se ai me atë rast nuk kishte frenuar fare, madje ai nuk kishte vendosur as rripin e sigurimit dhe ishte lënduar në kokë.

Ndërsa pasojat në makinën e goditur tip Mazda, ishin më të rënda. Dy gra pësuan tronditje dhe lëndime në kokë ndërsa vogëlushi 5-vjeçar, i ulur në mënyrë korrekte në ulësen e instaluar për fëmijë, kishte pësuar lëndime të rënda në tru, raporton basellandschaftlichezeitung.ch. 

Për më shumë se dy muaj ai kishte qëndrua në spital dhe më pas e kishin dërguar në një qendër rehabilitimi. Si pasojë e lëndimeve në tru, vogëlushi ka mbetur me aftësi të kufizuara.

Nëna e tij, përveç tronditjes kishte pësuar edhe çrregullime posttraumatike. Prej asaj kohë ajo është e paaftë për punë dhe e kalon kohën me të birin, në klinikë.

Avokati i viktimave të enjten nuk mori pjesë në seancën e zhvilluar në Gjykatën penale të Muttenzit. Kosovari 37 vjeçar u ka kërkuar falje viktimave duke lexuar para trupit gjykues një letër.

“Duhet të supozojmë se shoferi ka qenë plotësisht i hutuar”, ka thënë prokurorja Morena Schrank. Mbrojtësi i tij, Silvio Burgi ka theksuar klientit të tij nuk i kujtohet më asgjë nga aksidenti në A2. Ai ka shtuar se 37 vjeçari ka qenë konsumues kokaine por se në momentin e aksidentit kjo nuk ka luajtur ndonjë rol. Por pasojat tragjike të këtij aksidenti, sipas tij, nuk duhet të merren si të qëllimshme.

Kryetarja e trupit gjykues, Irene Laeuchli ka thënë se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e vëmendjes. Trupi gjykues e ka dënuar shqiptarin me 22 muaj heqje lirie.

Personi nga Kosova jeton prej 26 vitesh në Zvicër dhe ka punuar në mënyrë të rregullt. Prandaj, Prokuroria nuk ka kërkuar dëbimin e tij nga Zvicra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!