Pas 10 vjetësh i erdhi shansi i madh.
Një kombinim rrethanash fatlume bëri që boksieri shqiptar, Kristian Prenga, të fitojë një ndeshje ndaj ish-kampionit të botës, Entoni Xhoshua.
Kjo betejë e madhe do të mbahet në ringun e Riadit në Arabinë Saudite në 25 korrik të këtij viti.
Britaniku 36-vjeçar, ish-kampion olimpik dhe ish-kampion I botës si amator, arriti deri tek titujt botërorë pasi mundi legjendën ukrainase, Vladimir Kliçko në 2016, duke u bërë kampion absolut I rruzullit në peshat e rënda.
Më pas erdhi rënia, dhe dy humbjet ndaj ukrainasit tjetër, Oleksandr Usik.
Mediat botërore e lajmëruan ndeshjen e Prengës me anglezin si një të papritur, si sfida e ish-kampionit të botës me një rival të panjohur.
Gjithsesi, nuk harruan të theksonin se shqiptari me origjinë mirditore, që jeton në Shtetet e Bashkuara, I ka fituar me nokaut të gjitha ndeshjet e tij.
Tridhjetepesëvjeçari ka në karrierë 21 luftëra, nga të cilat 20 janë fitore, dhe vetëm një humbje.
Ai është numri 2 I boksit profesionist shqiptar në peshat e rënda pas Nelson Hysës dhe numri 32 në botë për të gjitha federatat, me Hysën që është në vendin e 19-të.
Nuk dihet nëse Kristian Prenga do t’ia dalë, por padyshim ai do të jetë një detyrë serioze për Xhoshuan, I cili pati një ndeshje ekzibicioni ndaj Xhek Polit disa muaj më parë, dhe përgatitet për sfidën e madhe ndaj anglezit tjetër, Tajson Fjuri, një ndeshje e shtyrë për shkak të një aksidenti automobilistik ku Entoni shpëtoi mirë nga vdekja./abcnews.al


