Një 30-vjeçar shqiptar ka detyruar pilotët e fluturimit Tiranë-Romë të bëjë ulje të detyruar në Pescara, pasi nisi të qëllonte babin e tij dhe të kërcënonte pasagjerët e tjerë. Menjëherë pas uljes së avionit në pistë ai u shoqërua në psikiatri.
40 minuta panik për pasagjerët e fluturimit “Blue Express Panorama” të nisur në 16:45 të së hënës nga Tirana e drejtuar në aeroportin e Fiumicinos në Romë. Një pasagjer, një 30-vjeçar shqiptar, pak minuta pas nisjes ka filluar të kërcënojë pasagjerët e terrorizuar.
Më pas iu drejtua babait të tij që ishte ulur pranë duke e goditur në mënyrë të përsëritur në fytyrë. Ndërhyrja e një pasagjereje ishte shumë vendimtare ndërsa avioni bëri ulje të detyruar në Pescara.
Në zemërim e sipër i riu përsëriste se kishte një borxh prej 40 mijë eurosh dhe se i kishin rrëmbyer bashkëshorten.
Menjëherë pas uljes së avionit në pistë, 30-vjeçari u arrestua ndërsa babai i tij u dërgua në spital. I riu më pas i shoqërua në psikiatri dhe nga babai i tij, ndërsa mediat italiane shkruajnë se ai mund të marrë mjekim të detyruar./ABC News Albania 24/7