47 vjecari shqiptar Olsingen Allkja është arrestuar në Itali pasi u kap në flagrancë duke grabitur paratë e dhuruara nga besimtarët në një Kishë. Shqiptari i papunë rezulton me precedent penalë.
Para gjykatësit në procesin kundër tij për grabitje, 47 vjecari shqiptar Olsingen Allkja, banues në Banjatika në Itali, i papunë dhe me precedent penalë, u shpreh i penduar për krimet e tij dhe i gatshëm për të paguar.
Nuk ishte hera e parë që ai arrestohej në një kishë. E njëjta gjë kishte ndodhur dhe pesë vjet më parë, por në Milano. Nga metropoli në mal, skena u përsërit pasditen e të dielës, vetëm se në kishë përveç priftit e prisnin dhe agjentët e policisë. Dhe tashmë ai prët dënimin me akuzën e grabitjes.
Në fakt ai u kap në flagrancë duke vjedhur paratë që besimtarët dhuronin për kishën. Ai përdorte një metër në fund të të cilit kishte vendosur ngjitës. Kartmonedhat ngjiteshin në metër dhe aim und t’i merrte shumë lehtë.
Në momentin e arrestimit ai kishte marrë 70 euro. Përvec dorëzimit të parave ai do të presë dhe dënimin./abcnews.al