Strategjia e një shqiptari për të shitur drogë ka habitur autoritetet greke. Në mes të Athinës pa u shqetësuar aspak një shqiptar e kishte kthyer dyqanin e ushqimeve në treg droge. Pas informacionit, policia shkoi dhe nisi kontrollin e dyqanit të shqiptarit ku zbuloi armë, drogë dhe municione.
Shqiptari u arrestua menjëherë, ndërsa brenda dyqanit u sekuestruan; kërp 1.4 kg, kokainë 5 gram, 2 pistoleta, fishekë, 1249 euro, disa telefona dhe sende të tjera./ db/Abcnews.al