Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut u lejohet shkrimi i historisë

schedule17:39 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 17:39 - 14 Dhjetor, 2021

Nga Leontina Nika

Zyrtarisht, shqiptarëve te të Maqedonisë së Veriut, u jepet e drejta për ta shkruar vetë historinë.

Skënder Asani drejtor i Institutit të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore dhe Materiale në Shkup thotë se Ministria e Arsimit e ka miratuar projektin  e tyre për shkrimin e historisë.

Kompleksi i maqedonasve për të pranuar autoktonët,ka përfunduar në një histori të pa vërtetë dhe fyese.

Asani me bindje thotë se ne nuk do bëjmë gabimin e maqedonasve, ne do shkruajmë historinë pa paragjykime  e fyerje, por bazuar në dokumenta.

Projekti është 3 vjeçarë dhe do pasqyroi historinë e shqiptarëve të Maqedonisë që nga antikiteti e deri në ditët tona.

Ndërkohë që në projektin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për shkrimin e historisë, Asani thotë se nuk kanë pasur ftesë.

Për këtë projekt është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Arkivin e Përgjithshëm të Shqipërisë si dhe është gjetur mbështetje nga Akademia e Studimeve Albanologjike të Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!