Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqiptarët të përfitojnë të drejtën e referendumit”, Shehi: Vendi ka nevojë për tre reforma të mëdha

schedule20:58 - 25 Mars, 2026

schedule 20:58 - 25 Mars, 2026

TIRANË- Ish-deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Real Story”, deklaroi se marrëveshja Berisha-Rama e vitit 2008 ka dobësuar lirinë dhe demokracinë dhe ka forcuar autokracinë.  Ai theksoi se përqendrimi i pushtetit te dy persona ka ndikuar negativisht në shtetin shqiptar dhe në funksionimin e administratës dhe jetës publike.

Shehi propozoi tre reforma të mëdha, si ajo kushtetuese, e ligjit zgjedhor dhe reforma territoriale, ndërsa shtoi se këto janë principet e shtetit.

Ai shtoi se këto reforma mund të realizohen përmes Parlamentit ose me referendum, duke paralajmëruar se përdorimi i referendumit kërkon kujdes për të mos shkatërruar proceset demokratike.



“Ka nevojë për të ribërë një Kushtetutë. Marrëveshja Berisha-Rama e vitit 2008 e ka dhunuar atë pak liri dhe demokraci që kishte Shqipëria. Ka forcuar rolin e autokracisë dhe të gjitha këto defekte po i paguan sot shteti shqiptar, po i paguan e gjithë jeta publike politike dhe administrata, sepse me atë Kushtetutë u përqendrua pushteti në dy vetë. Është vertikalizuar pushteti.

Presidenti kishte disa pushtetet, sot nuk i ka më, sepse i kanë heq disa kompetenca. Shqipëria ka nevojë për tre reforma të mëdha si: kushtetuese në radhë të parë, reformë të ligjit zgjedhor, të ndryshojë të gjithë sistemin zgjedhor dhe reformën territoriale. Këto rindërtojnë bazat dhe principin e shtetit shqiptar.

Këto mund të bëhen në Parlament, mund të bëhen me referendum. Ka ardhur dita që shqiptarët ta përfitojnë të drejtën e referendumit, vetëm që kujdes me këtë ide. Ideja e referendarit, që demokracia direkte, e zgjedh populli, populli anglez e nxori Anglinë nga BE, tani është penduar dhe shkatërroi një investim politik 40 vjeçar.

Unë uroj ta bëjnë shpejt. Politika me këtë dyshe, kanë një kooperativizëm politik, sepse duke se sikur këto do ta therin njëri tjetrin në emër të lirisë dhe drejtësisë shqiptare, por nuk është e vërtetë. Sa herë ka qenë nevoja për të ndryshuar Kushtetutën kanë qenë bashkë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!