Shqiptarët sherr me kolumbianë e afrikanë në Itali, plagosen dy policë

schedule22:24 - 7 Gusht, 2021

schedule 22:24 - 7 Gusht, 2021

ITALI– Një sherr masiv raportohet të ketë ndodhur në Italia mes disa shqiptarëve disa të tjerëve nga Afrika dhe Kolumbia.

Raportohet se të paktën dy policë kanë mbetur të plagosur nga sherri I dhunshëm në hyrje të një klubi natë në Ancona të Italisë.

Në sherr raportohet se ishin pjesëmarrës shqiptarë, kolumbianë, senegalezë dhe nigerianë dhe janë përdorur sende të forta por edhe thika.

Në pranga kanë rënë katër persona, mes tyre edhe një shqiptar që akuzohet për tentativë vrasje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!