Shqiptarët “pushtojnë” Dardhën, destinacion i preferuar për sportet dimërore

schedule12:26 - 13 Janar, 2020

schedule 12:26 - 13 Janar, 2020

Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen. Segmenti rrugor Korçë – Dardhë është i kalueshëm vetëm me vështirësi.

Ndërkohë që duhet të tregohet kujdes për shkak të prezencës së akullit. Aktualisht jemi përqendruar në skipistën e dardhës.

I ndodhur vetëm 17 km larg qytetit të Korçës, Dardha vijon të jetë një nga destinacionet e preferuara të turistëve në dimër.

Edhe pse reshjet e dëborës të rëna gjatë ditëve të fundit kanë vështirësuar paksa rrugë, kjo nuk i ka penguar turistët të ardhur nga e gjithë Shqipëria të mbërrijnë deri në pistën e skive.

Kjo pistë mbetet më e veçanta për ta dhe se do të rikthen sërish.

Ndërkohë lëvizja në këtë zonë është normalizuar, por këshillohet pajisja me zinxhirë për të shmangur problemet në qarkullim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!