Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin prill, rreth 684 mijë qytetarë kane dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 11,5 %, krahasuar me prillin e vitit të kaluar.
Shifrat në rritje pasqyrojnë dëshirën dhe mundësitë e shqiptarëve për përvoja turistike dhe jo vetëm. Sipas operatorëve turistikë numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit ka ardhur çdo vit në rritje pas pandemisë. Por çfarë ka ndikuar që udhëtimi nuk po shihet më si luks?
“Kjo ka të bëjë më shumë me aksesin që na japin kompanitë low coast, për rrjedhojë, për shkak të ofertës së madhe që ata kanë ulur çmimet e fluturimeve në mënyrë të konsiderueshme. Kjo iu ka dhënë mundësi edhe shqiptarëve që të udhëtojnë më shumë jashtë vendit, duke reduktuar kostot. Faktori kryesor për këto lëvizje është oferta e çmimeve të lira të fluturimeve nga Tirana.”
Nga udhëtimet e shkurtra deri tek destinacionet më të largëta, ku preferojnë të shkojnë shqiptarët?
“Evropa qëndron gjithnjë e para. Për udhëtimet e fundjavave zakonisht janë më të kërkuarat për dy netë qëndrimi. Është edhe një trend më i ri akoma, ku njerëzit nisen herët në mëngjes edhe mbërrijnë në darkë vonë, as nuk qëndrojnë fare në hotel. Këtë trend e merr shumë Italia edhe qytetet kryesore të Evropës gjithashtu. Por nuk duhet të përjashtojmë edhe Dubain. Është bërë tani siç ka qenë Dubrovniku. Nuk i takon shokët këtu në Tiranë, por ikën në një udhëtim në Dubai dhe i gjen atje me kosto shumë të lira, për shkak të linjave. Veçanërisht gjatë dimrit.”
Udhëtimet jashtë vendit kanë ardhur në rritje gjatë gjithë vitit, por dimri dhe sezoni turistik i verës shënojnë dhe flukset më të larta.
Gjatë periudhës së dimrit kërkesat më të larta janë drejt destinacioneve të Evropës, në paketa turistike por edhe individuale. Pastaj jemi duke hyrë në sezonin e verës dhe njerëzit orientohen drejt plazhit. Destin”acioni kryesor për plazhin për shqiptarët në këtë periudhë është Greqi, Turqi dhe Italia.”
Pavarësisht mundësisë së biletave të lira drejt destinacioneve më të kërkuara, sipas operatorëve turistikë rrugët tokësore dhe vendet e aferta vijojnë të mbeten të preferuarat për qytetarët shqiptarë gjatë pushimeve të verës.
“Greqia për shkak të aksesit që ne kemi dhe një gamë të gjerë shërbimesh nga më ekonomiket deri te arto më luksozet. Është shumë atraktive për pushimet e erës për njerëzit që nuk duan të fluturojnë, që duan të kenë më shumë liri me datat, ditët, preferojnë Greqinë. Italia është pak më e koklavitur për të shkuar për shkak se përfshin ose avion linje ose tragetin dhe për pushimet e verës njerëzit nuk preferojnë të kenë shumë strapacime në logjistikë.”
Përveç udhëtimit për qëllime turistike, një numër të konsiderueshëm të lëvizjeve jashtë vendit zënë edhe të rinjtë për përvoja profesionale dhe edukimi./abcnews.al

