Shqiptarët po kursejnë lekë/ Depozitat në monedhën vendase rritje me 2.4 miliardë lekë

schedule14:10 - 7 Janar, 2025

schedule 14:10 - 7 Janar, 2025

Kursimet në lekë  kanë pasuar rritje gjatë muajve të fundit të vitit 2024.Shqiptarët po orientohen që t’i kthejnë kursimet e tyre në  lekë për shkak të qëndrueshmërisë së monedhës kombëtare.Sipas të dhënave të Bankës  së Shqipërisë depozitat në lekë janë shtuar me mbi 2.4 miliardë lekë gjatë muajit nëntor.

Ky është muaji i dytë i cili rezulton me një rritje të theksuar të kursimeve në lekë duke shkuar në 794.7 miliardë lekë nga 790.5 që ishte gjatë tetorit me një rritje 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 0.5% me tetorin.

Por e kundërta ka ndodhur me depozitat në euro të cilat janë ulur me të paktën 21 milionë euro gjatë muajit nëntor.

Ndikim duket se kanë dhënë efektet e kursit të këmbimit pasi euro aktualisht po këmbehet në kufijtë e 98 lekëve.

Por po ashtu edhe efekti psikologjik  i cili ka bërë që qytetarët dhe bizneset të orientohen me tepër në depozita në lekë. Në   krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë stoku total  i depozitave ka shënuar rritje duke arritur në 1.33 trilionë lekë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!