Shqiptarët paguajnë me kartë, Banka e Shqipërisë: Rriten ndjeshëm pagesat elektronike

schedule16:28 - 28 Shkurt, 2023

schedule 16:28 - 28 Shkurt, 2023

Shqiptarët po blejnë gjithmonë e më shumë me anë të kartave duke eliminuar Cashin. Ledia Bregu drejtore e departamentit të sistemit të pagesave dhe kontabilitetit në Bankën e Shqipërisë thotë se në 7 vitet e fundit pagesat me kartë kanë pësuar një rritje me gati 4 herë.

Pandemia duket se ka qenë shtysë që qytetarët shqiptarët të përdorin më tepër kartat bankare për trasaksione të ndryshme. Ajo që mbizotëron në vend është përdorimi  kartave të debitit.

Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë hartuar një draft me anë të cilit synojnë të nxisin përfshirjen e qytetarëve në sistemin bankar. Ledia Bregu sqaron se  në bazë të kësaj nisme bankat kanë detyrimin që të hapin një llogari bazike për qytetarët që nuk kanë mundësi.

Qytetarët shqiptarë  i përdorin më tepër  pagesat me anë të bankës kryesisht për faturat utilitare si energjie e  ujë e ndjekur më pas nga blerjet e produkteve ushqimore apo veshjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!