Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarët nuk shkojnë tek dentisti/ Stomatologët: Vijnë për kontrolle vetëm kur ndjejnë dhimbje

schedule15:54 - 4 Maj, 2025

schedule 15:54 - 4 Maj, 2025

Kujdesi ndaj shëndetit të gojës, mbetet ende i pakënaqur për specialistët në popullatë. Ndonëse kemi ndërgjegjësim nga viti në vit, pjesa dërrmuese e shqiptarëve vijojnë të kërkojnë ndihmë në momentin kur ndiejnë dhimbje.

“Kam pas shqetësime te dhëmbi, kisha dhimbje të madhe dhe erdha t’i rregulloj e t’i mbush. Nuk kam ardhur më herët, se nuk kam ndjerë dhimbje”, tha një pacient.

“Unë i referohem rritjes nga viti në vit, ku prindërit i referohen një kujdesi të shtuar për shëndetin e dhëmbëve e të kavidetit oral si të fëmijëve po ashtu edhe për të rinjtë për kujdesin që tregojnë ato. Megjithatë kemi edhe grupe të caktuara të popullatës të cilët kanë nevojë për një ndërgjegjësim më të madh”, tha mjekja Belisa Kaleci.

Prishja e dhëmbëve mban problematikën kryesore te pacientët në shërbimet dentare, sipas drejtoreshës së Klinikës Stomatologjike Universitare, Belisa Kaleci. Ndërsa si faktor riskues mjekja përmend abuzimin me sheqernat dhe pijet me gaz  në moshë të hershme.

“Problematika kryesore është kariesi ose prishja e dhëmbëve. Patologjitë e kariosit janë multifakatoriale, ndër këto është edhe dieta ushqimore, dieta e pakujdesshme, konsumi i sheqernave në moshë të hershme apo pijet me gaz ndikojnë negativisht në shëndetin e gojës”, shtoi mjekja.

Për prindërit që kanë fëmijë të vegjël drejtoresha Kaleci kërkon vëmendje të shtuar në moshën e ndërrimit të dhëmbëve.

“Vëmë re diçka tek fëmijët. Duke qenë se një pjesë e prindërve, mendojnë se për dhëmbët e përkohshme nuk kanë një kujdes maksimal me idenë se do ndërrohen. Ne si mjek bëjmë apel që duhet kujdes njësoj, sepse ndikojnë tek ato të përhershëm”, tha më tej Belisa Kaleci.

Klinika Stomatologjike Universitare ofron shërbim falas, ndërsa vetëm në 4 mujorin e parë të këtij viti mbi 4 mijë pacient kanë marrë shërbim.

Në klinikën Stomatologjike Universitare referuar statistikave 2024 janë trajtuar mbi 12 mijë pacientë, ndërsa Janar-Prill mbi 4 mijë raste. Referuar grupit që i drejtohen pjesa dërrmuese i takon rasteve të Ortopedisë, ose shërbimet e vendosjes së protezave të dhëmbëve, kirurgjia dhe më pas terapia.

Stomatologët këshillojnë kontrollet rutinë dhe larjen e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë si formën më të mirë për ti ruajt ato./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!