Në Fidenza të Italisë është zhvilluar një aksion anti-drogë, me patrulla të shumta që kanë kontrolluar zonat e gjithë bashkisë.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe një shqiptar, 46 vjeç së bashku me një maroken, 32 vjeç.
Shqiptari i arrestuar kishte për të vuajtur dhe tre vite arrest shtëpie për dhunë seksuale.
Mirëpo ai u arrestua, pasi u kap duke i shitur kokainë në oborrin e banesës së tij, marokenit. Këtij të fundit, pas kontrollit, policia i gjeti po ashtu dhe 10 gramë hashash, gati për shitje./abcnews.al/