Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit/ Të parët në rajon, sociologët: Ndjenjë e ushqyer nga prindërit

schedule17:37 - 19 Janar, 2025

schedule 17:37 - 19 Janar, 2025

Shqiptarët po i besojnë gjithnjë dhe më pak njëri tjetrit. Sipas një anketimi të bërë së fundmi, 89% e qytetarëve janë shprehur mosbesues dhe të rezervuar në marrëdhëniet e tyre me të tjerët. Për këtë tregues vendi ynë renditet i pari në rajon. Në krye të listës shqiptarët qëndrojnë edhe për raportet e tyre me familjarët. Ndryshe nga vendet e rajonit, shqiptarët kanë shfaqur nivele më të larta besimi në familje.

“Ke të drejtë që e bën pyetjen se disa ndryshe tregohen dhe ndryshe janë. Unë ruhem shumë”, ka thënë sociologia Entela Binjaku.

“I shikon gishtat e dorës, janë njësoj. Jo. Edhe njerëzit nuk janë njësoj”, shprehet një qytetare.

Raportet e shqiptarëve me të tjerët ndryshuan pas viteve ‘90. Për këtë duket se ndikoi tranzicioni dhe lëvizjeve demografike, nga një shoqëri në dukje të gjithë të barabartë tek ajo e hapur.

“Në këto 30 vitet e fundit qytetarët shqiptarë kanë lëvizur nga qytet e origjinës dhe nuk kanë arritur dot aty ku janë vendosur të krijojnë besim dhe siguri tek të tjerët”.

Sociologët rendisin edhe një sërë faktorësh të tjerë që ndikuan tek qytetarët shqiptarë, duke i bërë ata dyshues në marrëdhëniet personale me njerëzit që i rrethojnë.

“Shpeshherë është abuzuar me besimin. Kjo i ka bërë që njerëzit të fokusohen tek vetvetja. Qytetaria është goditur nga mungesa e vlerave. Dhe tek qytetaret është përcjellë mesazhi se nuk mund të besosh tek të tjerët”.

Sipas anketës së këshillit të bashkëpunimit rajonal, brenda mureve të shtëpisë shqiptarët ndihen krejt ndryshe. Por përse ndodh kjo?

“Pavarësisht të gjitha ka mbetur ajo baza ku qytetari ndihet me i sigurt, me i mbrojtur dhe me i mbështetur, prandaj ka ardhur e gjithë kjo disbalanca nga mënyra si i shikojmë njerëzit jashtë dhe brenda mureve të shtëpisë”.

Sipas sociologes, ndjenja e mosbesimit tek të tjerët, prindërit ndër vite e kanë ushqyer edhe tek fëmijët për t’i mbrojtur ata nga zhgënjimet dhe pasoja të tjera.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!